Facebook është duke lancuar një mënyrë të re dhe mahnitëse për përdoruesit e tij, që të shpërndajnë fotografitë dhe videot më të mira përmes platformës.
Edhe pse veçoria ‘Slideshow’ ka kohë që ishte lancuar, përdoruesit tani mund të krijojnë mini-filma duke përdorur fotografitë dhe videot e tyre të ruajtura në Facebook.
Por, kjo veçori e re për momentin është në dispozicion vetëm për përdoruesit e iOS, transmeton Gazeta Express.
Përdoruesit e iOS i kanë dy mënyra se si të krijojnë mini-filma:
Mënyra e parë: Sapo të kenë postuar më shumë se pesë foto ose video brenda 24 orëve, aplikacioni do të shfaqë një shikim paraprak të mini-filmit në krye të faqes së të rejave. Kjo mund të shihet në kutinë ‘What’s on your mind?’ sapo përdoruesit të lancojnë aplikacionin.
Përdoruesit më pas duhet të zgjedhin videot dhe fotografitë që dëshirojnë t’i fusin në film, të zgjedhin një dizajn të veçantë, të vendosin titull, të etiketojnë ndonjë mik dhe më pas ta publikojnë.
Mënyra e dytë: Facebook do t’ua ofrojë përdoruesve opsionin ‘Try it’ (Provoje) kur ta shikojnë videon e dikujt të krijuar në këtë mënyrë.