Kompania gjermane për përpunime të veturave, Torado, ka bërë disa ndryshime në supërmakinën Huracan, për t’i dhënë pamje dhe fuqi më të madhe.
Në motorin e këtij Lamborghini nuk janë më 572 kuaj fuqi, por 830, transmeton Telegrafi. Ndërsa, është hequr xhami i përparmë dhe është zëvendësuar më një më të pjerrët.
Pjesa e përparme është ulur për 35 milimetra, duke bërë që vetura të ketë pamje më të mprehtë.