iPhone 7 ka pak muaj që është lançuar, por Apple së bashku me spekuluesit në internet tani janë duke menduar për iPhone-in e radhës.
Vetëm javën e kaluar, The Wall Street Journal raportoi se kompania është duke testuar 10 lloje të ndryshme të prototipave për iPhone-in e vitit 2017.
Këto janë spekulimet më të mëdha që i kemi lexuar deri më tani:
iPhone 8 do të karikohet pa fishe.
AirPods të Apple nuk janë lëvizja e parë e kompanisë për të ‘shpëtuar’ nga fishat.
Burime të ndryshme, duke përfshirë Bloomberg, raportojnë se Apple është duke e testuar teknologjinë e karikimit me wireless dhe se kjo teknologji do të paraqitet në iPhone-in e ardhshëm.
Madje, iPhone 8 do të mund të karikohet nga një distancë e largët edhe nga dhoma në dhomë.
Lamtumirë butoni “Home”
Në mënyrë që të rritet madhësia e pajisjes, Apple raportohet se do ta largojë plotësisht butonin Home.
Duke e hequr këtë buton Apple do të jetë në gjendje që të fitojë një hapësirë më të madhe të ekranit, i cili do të shtrihet nga skaji në skaj.
Mund të ketë teknologjinë e skanimit të fytyrës:
Prezantimi i Touch ID në iPhone 5s solli një nivel krejtësisht të ri në nivelin e sigurisë së celularëve, por Apple planifikon që biometrikun ta integrojë edhe më mirë.
Një raport nga një prodhues çipash nga Kina sugjeron se iPhone do të përmbajë teknologjinë e skanimit të syrit.
Kjo do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje ta hapin celularin vetëm duke e shikuar kamerën në ekran.
Ekrani do të jetë i lakuar
iPhone 8 pritet të ketë një ndryshim të madh në dizajn. Ndryshimi më i madh është se ekrani do të jetë i lakuar në skaje,i ngjashëm me Galaxy S7 Edge.