Këtë gjë që do të sjellë Iphone 11 në shtator, Samsung nuk do e bëjë kurrë…

Teknologji

Në Shtator pritet të lançohet modeli më i ri nga Iphone dhe ideja inovative qëndron sërisht tek kamera. Kamera quhet ‘Smart Frame’ dhe do të mundësojë fotot me kënd të gjerë.
Rezultati është një imazh më panoramik, përfshirë edhe shumë detaje, përtej kufijve të pamjeve që marrin kamerat e telefonave të zakonshëm. Duket se Apple do të provojë në stilin e vet, që të vë këtë lloj kamere që mund të bëjë gjëra që telefonat android e kanë të pamundur, për të rivalizuar me Samsung dhe LG.


Apple ka nisur angazhimet që të krijojë kamerën e vet me kënd të gjerë, për t’i dhënë mundësi shfrytëzuesve më shumë kontroll mbi fotografi. Opsioni që pritet të quhet Smart Frame, pritet të mundësojë imazh me kënd të gjerë edhe kur shkrepen imazhe të zakonshme. Në këtë formë, do të përshtatet kuadri i përgjithshëm, si standard në çdo fotografi.
Nëse shihni një fotografi pasi e bëni dhe thoni pse nuk e keni vënë kamerën më lartë, ta kishit kthyer më në majtë apo të djathtë, Smart Frame do e bëjë këtë për ju.