Një restorant në Kinë ka vendosur që të pushojë kamarierët dhe në vend të tyre të marrë disa robotë që do të shërbejnë.
Kjo natyrisht do të shkurtojë shpenzimet, por klientët nuk duhet të presin një buzëqeshje gjatë shërbimit të ushqimit. Robotët do të jenë të aftë të marrin porosi dhe të bëjnë sugjerime, por edhe t’u thonë “të bëftë mirë” klientëve në gjuhën kineze.
Ata mund të thonë deri në 40 fjali në gjuhën kineze dhe të shërbejnë me shpejtësi dhe pa u lodhur kurrë. Drejtuesit e restorantit thonë se kjo do t’u kushtojë shpenzimet dhe mosmarrëveshjet që mund të lindin me kamarierët.
Gjëja më e rëndësishme është që në fund të muajit këta robotë nuk do të kërkojnë rrogën! Një robot i tillë kushton rreth 9500 dollarë.