Keni dërguar një mesazh gabimisht në whatsapp, tashmë mund ta fshihni lehtësisht!

Teknologji

256

Edhe pse mund të keni dërguar një mesazh gabimisht në whatsapp, mos u shqetësoni. Më poshtë do ju trregojmë se si mund ta fshihni atë lehtësisht falë shërbimeve të reja nga aplikacioni.

“Delete message from everyone” është opsioni më i ri dhe fshin mesazhin e dërguar për të dyja palët.

Pasi të jetë fshirë, ai do të shfaqet në version “this message was deleted (ky mesazh u fshi) në bisedën e marrësit. Në mënyrë të ngjashme, nëse e shihni këtë mesazh, nënkupton që personi me të cilin keni biseduar e ka fshirë mesazhin e fundit të dërguar.

Si mund ta fshini mesazhin?

Klikoni me mesazhin që dëshironi të fshini, shkoni në butonin “delete” dhe zgjidhni “Delete message from everyone”.

Ky opsion i shumëdëshiruar mund të përdoret vetëm nga personat që kanë të shkarkuar versionin e fundit të “Whatsapp” për Android, iPhone ose Windows Phone.