Jepet Nobeli në Fizikë

Teknologji

AE07064D-A88B-4AB1-9491-034E3D9CEDD2 w640 r1 cx0 cy10 cw0 s-640x340Tre shkencëtarë japonezë fitojnë çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2014. Profesorët Isamu Akasaki, Hiroshi Amano dhe Shuji Nakamura u vlerësuan për punën e tyre në zhvillimin e energjisë së ulët, diodave të emetimit të dritës së kaltërt, ose LED siç quhet shkurtimisht. Sipas Komitetit të Nobelit me bazë në Stokholm të Suedisë, shkencëtarët kanë dhënë ndihmesë të çmuar pasi kanë
ndihmuar në krijimin e burimeve të dritës.
Kjo dritë është efikase dhe gjen përdorim të gjërë në jetën e përditshme, përfshirë edhe telefonat e mençur. Diodat që emetonin dritë të kuqe dhe të gjelbra ishin në dispozicion prej vitesh, por shpikja e të kaltrave në 1990-ën solli revolucion, sidomos në kursimin e energjisë.
Java e çmimeve Nobel nisi të hënën me ndarjen e vlerësimit në fushën e mjekësisë.