Ja smartphoni që kushton 3000 dollarë

Teknologji

 

 

153160

Kompania zviceriane Gresso, e themeluar në vitin 1999 për të prodhuar celular luksoz ka njoftuar se ka nxjerr në treg telefonin inteligjent Regal.

Sipas njoftimit të kompanisë, telefoni kushton 3000 dollarë.

Po cilat janë karakteristikat e këtij telefoni?

– Ekran 4 inç Full HD i mbështjellë me Gorilla Glass 3
– 2 GB RAM
– Procesor quad-core me shpejtësi 1.5 GHz
– Kapacitet 32 GB
– Kamerë 13 megapiksel/5 megapiksel kamerë frontale
– Android 4.2.1 dmth Jelly Bean

Por, përse kushton kaq shumë një telefon me parametra pak mbi mesataren?!

Modeli Regal nuk është i fokusuar te teknologjia por te pamja. Nuk do të ketë prodhim në seri dhe do të prodhohet në shifra të vogla ndërsa i tëri është i prodhuar me Titanium si dhe ka një mbështjellëse lëkure.