Ja si të zbuloni nëse iPhone-i juaj është origjinal apo jo

Teknologji

iphonefake

Shumë njerëz kur blejnë një celular të ri duan të dinë nëse ai është origjinal apo jo.

Nëse dëshironi të kuptoni kur një iPhone është origjinal ose fals, atëherë duhet të kontrolloni numrin e serisë të tij.

Për ta kontrolluar numrin serisë, ju mund të:
Shkoni në Settings

Më pas të shkoni në General

Pastaj tek About

Rrëshqisni poshtë dhe kontrolloni numrin e serisë (Serial Number)
Shënoni numrat dhe kontrollojeni vërtetësinë e tyre tek ky link:

https://checkcoverage.apple.com/

Nëse ju del mesazhi që thotë “Na vjen keq por ky numër serie nuk është i vlefshëm”, atëherë ka shumë mundësi që celulari juaj të mos jetë origjinal.

ios10 iphone7 settings general about

/Albeu.com/