Ja si të fitoni para nga Facebook

Teknologji

fa 1475049806 179235

Gazetari Verega ka vërejtur një anketë interesante në rrjetin shoqëror Facebooku po kërkon mënyra të reja për t’i monetizuar aspektet e ndryshme të Facebookut. Para do kohë kompania ua ka lejuar të gjithë botuesve të shfrytëzojnë platformën e artikullit instant dhe t’ua paraqesin reklamat lexuesve.
Gazetari Vergea ka vërejtur një anketë, sipas të cilit mund të konstatohet se Facebooku mund t’ua lejojë përdoruesve të tij të fitojnë nga publikimet e tyre.

Ky hulumtim tregon për mundësinë që përdoruesit do të mund të fitojnë para me ndihmën e opsioneve të ndryshme: me anë të bakshisheve, shpërndarjen e shpalljeve të sponsorëve, një pjesë nga të ardhurat e reklamave të Facebookut.
Po ashtu, është përmendur edhe aksioni “thirrje në aksion”, me të cilën përdoruesit do të orientoheshin në donacion, sponsorim apo mënyra tjera të fitimit. Në këtë çast Facebooku nuk i lejon asnjë përdoruesi që të fitojë para me publikimin e çfarëdo qoftë përmbajtjeje.

Disa nga vitet e fundit, Facebook-u është pozicionuar si gjigant i reklamave. Sipas një hulumtimi, shkruan fossBytes, 85 centë nga çdo dollar i shpenzuar në reklama online i shkon Facebookut ose Googleit.

Tash Facebooku ka mundësinë e eksperimentimit me idetë e reja të cilat gjenerojnë përmbajtje dhe të ardhura. E kanë kuptuar se potenciali i tyre mund ta ndryshojë me rrënjë marketingun në internet dhe të vërë rregulla krejtësisht të reja.