Ora e artë e Apple, e cila pritet të hidhet në treg vitin e ardhshëm do të ketë një çmim prej 5 mijë dollarësh.
Shefi ekzekutiv Tim Cook ka lajmëruar edhe çmimet për llojet e tjera të orëve.
Ora sportive do të kushtojë rreth 350 dollarë, ndërsa versioni prej hekuri rreth 500 dollarë.
Ora prej ari, e cila do jetë edhe më e shumëpritura, do të kushtojë midis 4 mijë deri në 5 mijë dollarë.
Koleksioni i ri i orëve Apple pritet të hidhet në treg në pranverë të vitit 2015.
Pas produkteve shumë të suksesshme teknologjike që Apple ka hedhur në treg, tashmë ata po përgatisin edhe një tjetër risi, orët e dorës.
Të tre modelet ishte menduar të hidheshin në treg pikërisht ditën e Shën Valentinit, por duke qenë se Apple nuk ishte e kënaqur me jetëgjatësinë e baterisë së orëve, u është dashur të bëjnë edhe një modifikim tjetër, megjithatë ato do të jenë në treg jo më vonë se muaji prill i vitit 2015.