Rrjetet sociale janë kthyer sot në pjesë të pandashme të përditshmërisë sonë. Edhe kur nuk kemi diçka për të ndarë me të tjerët, kanë të tjerët gjithmonë diçka për të ndarë me ne dhe kjo na bën të jemi të fiksuar pas rrjeteve si Facebook, Instagram etj.
Edhe më të pandashëm me to jemi kur postojmë një foto tonën. Në pritje të pëlqimeve dhe komenteve, këto aplikacione na mbajnë të lidhur pas vetes. Por cili është orari më i mirë për të postuar në mënyrë që fotot tona të mund të marrin maksimumin e pëlqimeve?
Sipas Hash Hooper, orari më i mirë për të publikuar foto gjatë javës është 18.00-19.30, kurse në fundjavë ora 11.00 nënkupton kulmin e pëlqimeve dhe komenteve.