Ja kur është koha më e mirë për të postuar në Facebook?

Teknologji

fb

CoSchedule, Fast Company, HubSpot, ShortStack, Forbes, Hootsuite, QuickSpout dhe disa të tjerë pretendojnë të kenë një përgjigje për pyetjen në dukje kaq të thjeshtë si “Kur është koha më e mirë për të postuar në Facebook?” Botuesit kryesorë thonë se “koha më e mirë”, për të shpërndarë përmbajtjet në Facebook varet më shumë nga vendi ku bëhej ai, por jo vetëm. Për shembull publikuesit në Amerikën Jugore merrnin performancën më të mirë ndërmjet orëve 11:00 dhe 16:00, ndërsa Franca dhe Britania kishin sukses gjatë gjithë ditës. Gjithsesi kjo nuk është diçka standarde pasi koha optimale, varion në varësi të lokalizimit të audiencës.

Analistët krahasuan të dhënat e trafikut edhe nga i njëjti shtet (Franca) më dy grupe të ndryshme që postuan në sasi të njëjtë, ku grupi i parë publikonte lajme të përgjithshme, ndërsa grupi i dytë publikonte postime në lidhje me sportin. U vu re se deri në orën 10:00 të dy grupet ndiqnin të njëjtin grafik të dhënash, ndërsa më vonë publikuesi i lajmeve mbeti në nivele konstante, ndërkohë ai i sportit ra më shumë. Ata krahasuan gjithashtu të dhëna të postuara nga i njëjti burim në shtete të ndryshme. Ndërkohë që në një shtet piku më i lartë arrihej në orën 11:00, për shtetin tjetër kjo ishte një orë aspak e favorshme për të bërë një postim. Megjithatë një publikues për të gjetur pikërisht momentin më të favorshëm të ditës për të bërë një postim në Facebook, duhet të bëjë gjithmonë një studim në kohë reale, kjo pasi ka luhatje të shpeshta të trafikut. Kjo është arsyeja pse edhe shumë publikues tani kërkojnë ndihmën e mediave sociale dhe madje të analistëve të të dhënave për të përcaktuar kohën më të mirë të publikimit të përmbajtjeve të tyre.

Burimi: noa