Facebook përsëri është duke i detyruar njerëzit që ta shkarkojnë aplikacionin Messenger.
Dy vite më parë, rrjeti social i detyroi përdoruesit që ta shkarkojnë aplikacionin Messenger për të komunikuar, një ndryshim ky që ndau mesazhet nga aplikacioni kryesor i Facebook.
Disa e shkarkuan atë, e disa nuk dëshiruan që ta shkarkonin, duke e përdorur Facebook në shfletues si Safari apo Chrome për të dërguar mesazhe.
Tani Facebook është duke i detyruar edhe më shumë përdoruesit që ta shkarkojnë aplikacionin Messenger – duke u thënë “bisedat janë duke u zhvendosur në Messenger” dhe duke ua shfaqur një link për ta shkarkuar aplikacionin.
Në muajt në vazhdim, thotë kompania, do të zgjerojë bllokimin e mesazheve në Facebook për shfletues të celularit.