Ja çfarë bën Instagram tani për ju

Teknologji

stock photo chiang mai thailand april a man trying to log in instagram application using apple 273074072 1467903155 2301485

Komentet ofenduese tani nuk kanë vend më në hapësirën për komente në Instagram.
Instagram ka lëshuar një mënyrë të re për t’i larguar këto komente, që nënkupton se disa përdorues mund të mos i shohin kurrë më komentet e tilla.
Vegla është momentalisht në dispozicion vetëm për përdoruesit biznesmenë, por ajo do të bëhet e gatshme për të gjithë shumë shpejt.
LEXO EDHE: PRODHOHET MË NË FUND CELULARI MË I LIRË NË BOTË

Arsyeja pse kjo vegël është lëshuar së pari për përdoruesit biznesmenë është që kompanitë dhe reklamuesit të cilët nuk dëshirojnë komente ofenduese në postimet e tyre, t’i heqin ato në mënyrë automatike.
Veçoria e re do të zbulojë në mënyrë automatike fjalët ofenduese ose frazat nga seksioni i komenteve – normalisht në gjuhën angleze fillimisht – dhe do t’i largojë ato pa i vërejtur përdoruesi.