“Snapchat” dhe opsionet e tij komike për përdoruesit s’mund të rrinin pa prekur edhe moderatoren simpatike Albana Osmani.
Pas vendosjes së ‘maskës’ së qenit, të maces, të lepurushit apo të alienit, tashmë “Snapchat” mundëson të kesh për pak çaste edhe fytyrën e personazheve më të famshëm të ‘shoëbiz’-it botëror.
Albana ka postuar në profilin e saj një video ku shfaqet si aktorja Angelina Jolie, e cila këndon vargjet “Qingji i vogël rri mendueshëm…” dhe si Irina Shayk, që në fakt është ajo që të bën më shumë përshtypje. A e imagjinoni dot modelen aq shumë të përfolur të këndojë shqip, e aq më tepër një këngë të Kozma Dushit? “Eja o shoky ynë, të kemi pritur, ti çke që më rri mënjanë, kaq i mërzitur…” – thotë Irina, interpretim i cili do të tundonte edhe Cristiano Ronaldon të kthehej sërish me të!