IPTV- Televizioni nën komandën tuaj

Teknologji

 

8 3

Ndërsa kërkojmë të gjejmë platformën e duhur televizive për në shtëpinë tonë, duam të dimë disa arsye se përse e bëjmë këtë zgjedhje. Ndërsa mendojmë se komoditeti, buzëqeshja apo të paturit gjithcka në të njëjtën kohë ka kosto të lartë e të paarritshme, jo gjithmonë është kështu. Një zgjedhje të zgjuar do t’jua tregojmë në këto rreshta. Të jeni të bindur se pasi ti lexoni do të kuptoni përse është zgjidhja e duhur !

 

E dini se cfare është “On Demand”? Do t’ju bjerë rasti ta hasni këtë fjalë në platformën TRING . Nëse jeni i zënë me punë, por ndërkohë në TV fillon një event për të cilin keni pritur gjatë , me platformën TRING kjo gjë është e zgjidhur. Nëse jetoni jashtë Shqipërisë por nuk doni të humbisni shown tuaj të preferuar në kohë reale, kjo është e mundur. Madje nëse nuk mund ta shihni në televizor atëherë mund ta bëni këtë gjë nga aparati juaj celular, tableti apo kompjuteri.

3 3

Nëpërmjet shërbimit “On Demand” në cdo kohë, në cdo cep të botës do të keni një librari të pasur eventesh, me mijëra programe për të parë në orarin që ju zgjidhni dhe jo në një kohë të përcaktuar nga të tjerë. My Tring IPTV, mundëson shikimin e një programacioni të larmishëm me paketa deri në 100 kanale. Jeni ju që i jepni Stop, Pauzë, Rishikim për cdo shfaqje, film, dokumentar, program për fëmijë, serial, sport, produksioni televiziv të Tring, etj. Madje jeni ju që në gjithë këtë listë të pasur të kanaleve mund të bllokoni ata për të cilët nuk keni interes të vecantë dhe të realizoni një listim të personalizuar të kanaleve tuaja të preferuara. E nëse nisët të shihni një program por për një arsye të caktuar dhe u duhet ta lini përgjysmë, nuk keni përse të shqetësoheni pasi nuk do ti riktheheni sërish nga e para. Rrjeti ndalo TV Live, ju jep mundësinë ta shihni më vonë pikërisht në momentin ku e keni ndërprerë.

5 3

Ndërsa ju zgjidhni të shihni dicka por nuk doni të humbisni atë që transmetohet në kanalet e tjera DVR EPG, dekoderi juaj mund të rregjistrojë deri në katër shfaqje në të njëjtën kohë. Më në fund, asnjë nga anëtarët e familjes nuk e humb programin e tij të preferuar!

 

Madje nuk e humbasin as ata që jetojnë në kontinent tjetër por duan të shohin në kohë reale, pasi shërbimi My Tring IPTV është i duhuri. Me Time Shift +6 mund të shihni në territorin e Amerikës sipas orarit tuaj.

 

Përpara se të zgjidhni atë që do të shihni, për të mos patur surpriza ju mund të informoheni deri në detaje mbi përmbajtjen, aktorët, kohëzgjatjen, …etj.

Tani nuk ka më arsye përse të grindeni për telekomandën në familje, programacionin e drejtoni ju, të gjithë së bashku!