Pak javë më parë “Apple” hodhi në treg telefonat e rinj me parametra dhe teknologji të fundit. Duke pretenduar të kapë vendin e parë si telefon me kamer më të mirë në botë, ‘Iphone’ nuk ja ka dalë këtë herë. Sipas “DxOMark” që vlerëson cilësitë e kamerave ai renditet në vendin e 10-të.
Në krahasimin me kamera të ‘iPhone XS Max’ vs ‘Galaxy Note 9’ vs ‘Pixel 2’, DxOMark i dha ‘XS Max’ një rezultat të përgjithshëm prej 105 krahasuar me ‘Huawei P20 Pro’ qe shënoi më të lartën me një rezultat të akumuluar prej 109 .