iPhone bëhet edhe më i zgjuar

Teknologji

iphone-e1418109690132
Gjigandi i teknologjisë Apple po projekton Iphone-n e zgjuar që bie “si një mace”, pra gjithmonë më këmbë.

Ai do të jetë i pajisur me sensorë shpejtësie që do të bëjnë të mundur rënien vertikale të celularit duke evituar përplasjen e ekranit në tokë.

Sensorët me të cilët do të pajiset celulari do të bëjnë të mundur zhvendosjen e peshës në mënyrë që ai të mos bjerë asnjëherë horizontalisht, duke u përplasur ekrani.

Kjo ide mund të aplikohet edhe me tabletat apo pajisje të tjera që prodhon Apple.

Pajisjet e instaluara do të kapin shpejtësinë e rënies dhe do të bëjnë një zhvendosje drejt pjesës më rezistente të celularit.

Efekti që do të shkaktojë rënia e celularit është e njëjtë me atë të maces, sido që t’a hedhësh do të bjerë në këmbë.

Por nuk mbaron me kaq. Ky celular do ë jetë i pajisur edhe me një sistem i cili do të mbrojë kufjet, duke i shkëputur në momentin që bie duke evituar dëmtimin e tyre.

Ideja është vlerësuar shumë nga ekspertët e teknologjisë duke u cilësuar e mirëmenduar dhe shumë inovative.

Nëse bëhet funksionale, kjo ide do t’u kursejë njerëzve shqetësimin e thyerjes së ekranit të celularit, i cili kushton jo pak.