iPhone 7 vs iPhone 6: Ku është dallimi?

Teknologji

vdergrr

iPhone 7 më në fund është lancuar nga Apple dhe pyetja që kanë të gjithë në mendje është, a ia vlen që ta blejmë atë?

Kompania pretendon se celulari i ri është më i miri që është krijuar deri më tani. “iPhone 7 përmirëson aspektet më të rëndësishme të eksperiencës në iPhone. Ka sisteme të avancuara të kamerës, performancën më të mirë dhe baterinë më të mirë se në çdo iPhone”, thotë Apple.

Por a janë këto arsye të mjaftueshme për të kaluar nga iPhone 6s në iPhone 7? Më poshtë mund të lexoni krahasimin e këtyre dy celularëve:

Ekrani

Si në 6s, edhe iPhone 7 ka një ekran 4.7 inç Retina HD me një rezolucion prej 1,334×750 piksel. Ajo çfarë ka ndryshuar është se ekrani i iPhone 7 është 25% më i ndritshëm se paraardhësi i tij.

Dizajni

Ndryshimi më i madh në dizajn tek iPhone 7 është fakti se celulari është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit – ndryshe nga 6s. Celulari i ri është IP67-i certifikuar, që do të thotë se ai mund të futet në një metër thellësi në ujë dhe të funksionojë mjaft mirë për 30 minuta.

Dimensionet e iPhone 7 dhe 6s janë plotësisht të njëjta, por ajo çfarë ka ndryshuar është pesha. iPhone 7 është më i lehtë se iPhone 6s. Një tjetër ndryshim në dizajn është largimi i portes për kufje, që lë rrugë për zmadhuesit stereo në iPhone 7.

Procesori, RAM-i dhe GPU-ja

iPhone 6s ka një procesor A9 dhe 2GB RAM, ndërsa iPhone 7 ka gjeneratën e re të procesorëve – A10 Fusion dhe ka 2GB RAM. Kjo do te thote qe thotë Apple, bën që iPhone 7 të jetë 40% më i shpejtë se 6s.

Hapësira

Përderisa iPhone 6s ishte në dispozicion në opsione të hapësirës prej 16GB, 65GB dhe 12GB, Apple ka ndryshuar këtë në iPhone 7. Celulari i ri tani do të jetë në dispozicion në 32GB, 128GB dhe 256GB.

Kamera

Si iPhone 6s, edhe iPhone 7 ka kamerën kryesore prej 12MGP, por që është ridizajnuar tërësisht për të mbajtur një sensor të ri i cili është në gjendje që të kapë foto në kënd të gjerë dhe të mbështesë telefotografitë. iPhone 7 ka edhe mbështetjen OIS, që mungonte në 6s, por që ishte në 6s Plus. Adhuruesit e selfieve gjithashtu do ta duan më shumë iPhone 7, pasi kamera përpara tani ka 7MGP, ndryshe nga 6s që ka 5MGP.

Bateria

iPhone 7 ofron dy orë më shumë jetëgjatësi të baterisë kur krahasohet me 6s.

Çmimi

Modeli i zhbllokuar 65GB i iPhone 6s kushtonte 749 dollarë në javët e para të lancimit. Në krahasim, modeli 128GB i iPhone 7 ka një çmim prej 749 dollarë, që është një ndryshim i mirëpritur. Modeli 32GB i iPhone 7 do të kushtojë 649 dollarë dhe varianti prej 256GB do të kushtojë 849 dollarë. Para-porositë për iPhone 7 fillojnë sot kurse celulari do të jetë në duart e përdoruesve nga 16 shtatori.