Iphone 7 vjen me një surprizë për të gjithë

Teknologji

rffrfr

 

Po pritet me një padurim dalje e aparatit celular të kompanisë Apple, iPhone 7, për faktin se është premtuar një ndryshim i madh nga aparati celular aktual iPhone 6s. Mirëpo, edhe pse në shumicën e rasteve vetë kompania nuk i tregon detajet e reja që bën pjesë të pajisjeve deri në momentin që e prezantojnë produktin për publikun, duket se këtë herë diçka është zbuluar pa dashje.

Thuhet se vetë kompania ka dërguar një skicë për këllëfin e telefonit iPhone 7 te fabrikat që merren me prodhimin e tyre, në mënyrë që edhe këta të fundit të jenë gati me prodhimet njësoj kur telefoni i ri të dalë në treg. Por ajo që është vënë re nga skica është fakti se gjerësia e kamerës është më e madhe se zakonisht, çka na bën të mendojmë se iPhone 7 do të vijë me dy kamera, si asnjëherë më parë.

Sigurisht, pajisja me dy kamera e shton dyfish cilësinë aparatit celular në momentin e fotografimit dhe i bën efektet shumë më natyrale dhe të lehta për t’u realizuar. Bëhet fjalë për një kualitet të veçantë të fotografimit “kualitet DSLR”.

Gjithashtu, diçka tjetër që është vënë re është një hapësirë e vogël në fund të aparatit, njësoj si një portal i hapur për USB të Apple. Kjo gjithashtu përdoret për ta lidhur telefonin me ndonjë tastierë apo objekt të ngjashëm.

Megjithatë, të dyja këto gjetje mbeten në kuadrin e supozimeve për aq kohë sa vetë kompania Apple nuk ka publikuar asgjë zyrtare.