A do të bëjë Apple që me iPhone 7 miliona njerëz të kthehen në sistemin e saj operativ, iOS dhe telefonin e saj iPhone?
Detajet e shumta që kanë rrjedhur këtë javë sugjerojnë në këtë drejtim. Sipas shumë raporteve që po qarkullojnë online, iPhone 7 do të sjell shumë karakteristika të telefonave Android në një vend të vetëm, duke filluar prej dy kamerave në anën e pasme të tij.
Gjenerata më e re e telefonit të ardhshëm të Apple, iPhone 7 thuhet se do të vijë me lente speciale të kamerave, në anën e pasme të pajisjes, të cilat do të mbulohen në mënyrë elegante me një pjesë të vogël prej qelqi.
Më pas është thënë se iPhone 7 do ta përcjellë tabletin e ri – iPad Pro me dëgjueset stereo, që do të jenë të vendosura në të dyja anët; poshtë dhe lartë pajisjes.
Por iPhone 7 nuk do ta pasojë modelin e sapolansuar – iPhone SE për nga dizajni, sepse i njëjti pritet të jetë shumë më ndryshe sesa modelet ekzistuese të iPhone.
iPhone 7 pritet të jetë edhe më i hollë sesa modelet ekzistuese, me disa raporte që sugjerojnë se telefoni i shumë-pritur do të jetë vetëm 6 ose 6.5mm “i trashë”