iPhone 6 po shitet tri herë më shumë se iPhone 6 Plus

Teknologji

iphone66Edhe pse janë shitur shumë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, Apple refuzon të zbulojë numrin e saktë të njësive të shitura sipas modelit. Kështu është e pamundur që të tregojmë se, nga miliona njësitë e shitura, sa janë iPhone 6 dhe sa iPhone 6 Plus. Jo në një mënyrë zyrtare të paktën, sepse sipas një raporti të realizuar nga Consumer Intelligence Research Partners, kemi përqindjen e njësive të shitura të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, transmeton krokodili.com.

Kështu, të paktën në Amerikë, modeli me ekran 4.7 inç po shitet më shpejtë se modeli tjetër me ekran 5.5 inç. Gjatë 30 ditëve të para të daljes në treg të këtyre dy pajisjeve, iPhone 6 zuri 68% të të gjithë iPhone-ve të shitur, ndërsa iPhone 6 zuri vetëm 24%. Të dyja modelet së bashku përbëjnë gati 91% të të gjithë iPhone-ve të shitur gjatë këtij muaji, ndërsa 9% i mbetur përbëhet nga iPhone 5S dhe iPhone 5C.

Vitin e kaluar, iPhone 5S dhe iPhone 5C zunë 84% të të gjithë iPhone-ve të shitur në total gjatë muajit të parë të daljes së tyre në treg. Kjo do të thotë se njerëzit po shprehin më shumë interes për iPhone 6 në krahasim me iPhone 5S dhe 5C.