Interneti është duke na bërë të harrojmë edhe gjërat më të thjeshta. E kanë pohuar 80 për qind e të anketuarve nga Kaspersky, kompani ruse e specializuar në sigurinë kompjuterike, që cili kreu një studim mbi mënyrën se si smartphonet dhe tabletat kanë kompromentuar kujtesën tonë. 36 për qind e të intervistuarve thanë se për të marrë një informacion kërkon menjëherë në Internet, që përpara se të përpiqet për ta kujtuar dhe, menjëherë pas kësaj, e harron atë që kërkoi. Ekspertët e quajnë “Efekti Google”.
Burimi: Bota.al