Intelpedia, ja si duket Wikipedia e shërbimeve sekrete amerikane

Teknologji

dqwdqdqqdqd

Shërbimet sekrete amerikane kanë versionin e tyre të Wikipedias, me emrin Intelpedia. Ajo funksionon njesoj si Wikipedia por informacioni që disponon eshte sekret dhe normalisht nuk mund te aksesohet nga publiku. Intelpedia në fakt është një sistem i mirfilltë, i mbyllur dhe shumë i sigurtë. Krijuar nga CIA në 2005-sën tani përdoret nga 16 agjensitë e inteligjencës që ekzistojnë në SH.B.A. Të gjitha agjensitë mund të aksesojnë dhe ndryshojnë informacionin në të, për të qënë gjithmonë i update-uar. Njësoj si funksioni editor në wikipedia. Sistemi ka 3 nivele për përdoruesit, top secret, secret dhe sensitive(me interes). Disa nga faqet e Intelpedia bashkë me faqen e parë Intelink, janë bërë publike pas një rrjedhje informacioni të ndodhur ditët e fundit. Për të aksesuar Intelpedia duhet të bësh Log In në faqen e parë me emer Intelink e cila kujton se është një faqe për përdorues të autorizuar që punojnë për qeverinë amerikane. Gjithashtu kujton përdoruesit e pa-autorizuar se do të ndiqen penalisht në rast se aksesojnë këtë sistem.