Instagrami përdor inteligjencën artificiale kundër komenteve negative

Teknologji

instakoments

Nëse dikush komenton keq në profilin tuaj, nuk do t’ju duhet më të fshini komente apo të bllokoni personave të veçantë. Instagrami do ju vijë në ndihmë për këto shqetësime. Sipas Kevin Systrom, Instagram do të përdorë “machine learning” për të minimizuar komentet negative. Nëpërmjet identifikimit si “negative” këto komente do të fshihen automatikisht duke i bërë të pamundur të lexohen nga persona të tjerë. Aktualisht ky lloj funksioni është vetëm në gjuhën angleze. Funksioni i dytë në të cilin Instagram do të përdorë të njëjtën teknologji është bllokimi automatik i spam-eve. Teknologjia punon në gjuhët angleze, spanjolle, portugeze, arabe, franceze gjermane, ruse, japoneze dhe kineze. Systrom thekson se funksionet anti-spam dhe anti-abuse të inteligjencës artificiale (AI) do të avancohen përsëri në të ardhmen.