Instagram vjen me dizajn të ri

Teknologji

instagram-new-logo-780x439.jpg

Rrjeti i famshëm social e ka zbuluar logon dhe pamjen e re gjatë ditës së djeshme, duke vënë në fokus një ndërfaqe më të thjeshtë dhe më të pastër, dhe një përditësim mbi aplikacionin e saj të mëparshëm.

Ikona e re e Instagram është inspiruar nga e vjetra, ndërsa aplikacioni e ka thjeshtësuar kamerën dhe dizajnin brenda.

Kompania gjithashtu ka thjeshtësuar ikonat për aplikacionet e saj si Boomerang, Hyperlapse dhe Layout.

Brenda aplikacionit, Instagram ka pastruar ndërfaqen e përdoruesit për të vënë një fokus më të rëndë në fotot dhe videot, pa ndryshuar mënyrën e navigimit në aplikacion.