Instagram, gabimet që bëni gjatë përdorimit

Teknologji

unnamed

Instagrami së fundmi është kthyer në një rrjet social që zë shumicën e kohës tek shumë përdorues. Ai tashmë është i njohur botërisht si një nga rrjetet sociale më të përdorur nga të rinjtë.

Shpejtësia e tij për të ndarë dhe për të modifikuar fotot e bën perfekt për një gjeneratë si e jona, gjithnjë e më egocentrike dhe e fiksuar me dukjen. Pavarësisht kësaj, ka disa sjellje vërtet të bezdisshme të disa përdoruesve në këtë rrjet social.

-Ndërrimi i veshjeve shumë herë në ditë

Vetëm nëse jeni Rihanna, sepse nuk ekziston asnjë arsye e vlefshme për të ndryshuar veshjen pesë herë në ditë, apo për të nxjerrë çdo fustan apo kostum me një foto në Instagram!

-Fotografimi i çdo pjate që hani

Është më se në rregull që të fotografoni një pjatë të veçantë në dukje artistike, por postimi i një serie fotosh të të gjithë atyre gjërave që hani gjatë ditës, përfshirë edhe mollën apo ndonjë frutë në mes vakt, për të tjerët është acaruese.

-Bërja e 15 selfie-ve në ditë

Që selfie-t janë një lloj sëmundje, kjo tashmë dihet, është e qartë, por ju duhet ta luftoni atë të paktën duke mos postuar 15 në ditë.