Inbox Gmail mundëson leximin e emailave “më vonë gjatë javës”

Teknologji

Inbox-Gmail-App-Now-Lets-You-Snooze-Emails-780x439.jpg

Google ka bërë përditësime të rëndësishme në aplikacionin e saj Inbox nga Gmail, i cili tani mundëson leximin e emailave “për më vonë gjatë kësaj jave” ose “gjatë fundjavës”.

Aplikacioni gjithashtu do të marrë edhe pamje të re në versionin e ri që Google është duke e bërë gati.

Karakteristikat e reja të shtuara nga Google për Inbox kanë ardhur si përgjigje ndaj kërkesave të përdoruesve, me shpresën për të kursyer kohën e përdoruesve të saj, duke e ulur nevojën për të përdorur opsionin e lajmeve brenda aplikacionit.

Google gjithashtu ka shtuar mundësinë për të zgjedhur ditët e ndryshme të javës si vikend apo mëngjesin ose pasditen si kohën më të mirë për të marrë emaila.

Google do t’i lansojë këto opsione të reja në Inbox gjatë javës së ardhshme.