Kjo foto nuk përmban dy iPhone të kompanisë Apple. Në fakt, në këtë fotografi shihet një iPhone dhe modeli më i ri i telefonit të kompanisë kineze Huaëei, përkatësisht modeli i saj i ri P9.
Përkundër disa ndryshimeve tejet të vogla, modeli i ri i telefonit të Huawei e ka kopjuar tërësisht telefonin e famshëm të Apple.
Shumë detaje të iPhone janë kopjuar në P9, duke filluar prej antenës, dizajnit, prerjeve nga fillimi e deri në fund.
Nuk është edhe shumë e panatyrshme të kopjohet Apple dhe iPhone, kur dihet se kompania amerikane ka disa nga dizajnerët më të mirë në botë, dhe konsumatorët e saj e vlerësojnë telefonin e Apple më së shumti për shkak të dizajnit që i njëjti përmban në secilin model të ri që shfaqet në treg.