Ringjallja e makinave sportive ikonë, Alpine…eshte prezantuar serish kjo veturë e cila shkroi histori në disa gara prestigjioze, si ajo Monte Carlo Rally në vitet e gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta, është ringjallur më 16 shkurt 2016.
Siç e kishte edhe karakteristikë, edhe modeli i ri është një makine sportive për dy persona, me një peshë të lehtë prej rreth 1.100 kg, por me një motor që zhvillon afro 300 KF të vendosur prapa, pra me tërheqje me rrotat e pasme.
Ndjenja e vozitjes duhet të jetë e jashtëzakonshme dhe pritet të shihet se a do të mund t’i realizojë pritjet.
Ndryshe, Alpine është në pronësi të Renault, ndërsa prezantimin e ka bërë në Panairin e Gjenevës pas disa koncepteve të prezantuara në vitet e kaluara, të cilat u priten mjaft mirë.