Kompania tregtare në internet, ebay këshillon të gjithë përdoruesit e tij të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, pasi një grup hakerash kanë sulmuar serverat e tij. Lajmi është njoftuar nga ebay përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Në këtë komunikatë thuhet se sulmi ka ndodhur mes muajve shkurt e mars dhe ka prekur një pjesë të konsiderueshme nga 28 milion përdoruesit aktiv të ebay-t. Fatmirësisht piratët e kompjuterave nuk kanë mundur të hyjnë në llogaritë e tyre financiare, por ekspertët thonë se kanë vjedhur fjalëkalime dhe të dhëna të tjera privatë të përdoruesve. Në ditët në vijim ebay do të njoftojë personat që kanë një llogari dhe që janë sulmuar me një email. Ebay është adresa më e madhe e shit-blerjeve në internet. Në vitin 2013 ajo xhiroi një shumë prej 212 miliardë dollarësh.