Hajdutët e Instagramit; si po i shiten biznesit profilet e personazheve publikë

Teknologji

hautinsta

Nëse keni qenë të vëmendshëm, do ta keni vënë re mungesën e një njeriu që e shihnit çdo ditë në Instagram, për të treguar ngjarje të ditës a punës së tij. Befas, profile me një emër konkret, që në shumicën e rasteve është emër i njohur (sepse ata kanë më tepër ndjekës) përfundojnë duke shitur panine ose atlete të përdorura…Po! Këtë punë bëjnë hajdutët e Instagramit! Piketojnë faqe të ndryshme dhe gjejnë mënyrën për t’i vjedhur , në mënyrë që t’ia shesin biznesit. Mund të ta rrikthejnë edhe ty që ta kanë marrë, vetëm se duhet të paguash shumën që të kërkohet. Edhe kjo e fundit varet nga numri i ndjekësve që ke. Gazetarja dhe moderatorja e My Living, Brunilda Lahe, kishe rreth 9 mijë ndjekës në faqen e saj që nuk është më e saja.

ha1

ha1
Nga biseda e Brunilda Lahe me djalin qe vodhi faqen e saj

Pas vjedhjes, ju kërkuan 300 euro që t’i rrikthehej faqja. Shërbimet Krimit Kibernetik, të propozojnë procedura që zgjasin me muaj, ose më shumë, pra, mund ta rimarësh Instagramin tënd pas procedurave gjyqësore, kur të jesh harruar e me gjasë, të kesh ndërruar edhe punë.
Faqja e re e Brunilda Lahe

ha1

Sepse, në fund, duhet thënë që rrjetet sociale, për njerëzit e njohur, janë edhe një mënyrë për t’i mbajtur ata afër shikuesve, për të treguar orët që nuk i tregojnë në ekran, të përditshmen e pasionet e tyre. Njësoj ka ndodhur edhe me gazetaren Iva Tiço, moderatoren Albana Osmani apo shefin e kuzhinës, Renato Mekolli, moderatorin Arbër Çepani, parukieren Jetmira Dushi, etj.

ha5

Xhemi Shehu gjithashtu ka pasur një faqe me shumë ndjekës dhe pas vjedhjes, është shfaqur me një profil të ri që ka shumë më pak ndjekës. Në disa raste funksionon, mund ta rimarësh Instagramin edhe pa paguar, por vetëm nëse gjen ca hajdutë të tjerë që të merren vesh me llojin e tyre, ose specialistë shumë të mirë IT. Pra, vjedhja e Instagramit është kthyer në një punë të vërtet. Sa më shumë ndjekës të kesh, aq më të lartë e ke pazarin!/ LIVING

ha1