Google rrjet fibrash optike ne Paqësor

Teknologji

Në një kohë kur trafiku në komunikimin mes njerëzve sa vjen dhe rritet, zyra qëndrore e motorrit më të madh të kërkimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po mendon të vendosë një rrjet të rri me fibra optike nga Amerika në Evropë. Lajmin e publikojnë mediat amerikane, sipas të cilave ky rrjet i ri nënujor do të përdoret për të furnizuar kryesisht biznese private. Megjithatë, krijimi i këtij rrjeti të ri ka hapur dhe debatin lidhur me sigurinë e këtyre të dhënave, pas precedentit të NSA-së. Një nga mënyrat e vjedhjes së informacionit nga Agjensia Kombëtare e Sigurisë ishte ndërhyrja në serverat me fibra nënujorë, të cilat operonin mes tyre pa fjalëkalime, për të mundësuar një shpejtësi më të lartë.