Google “mbret” në tregun e reklamave

Teknologji

google-adwords-500x340Google raportoi rritje të të ardhurave gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, krahasuar me tremujorët e mëparshëm. Megjithatë kjo nuk ka larguar frikën nga investuesit, të cilët panë një rënie të të ardhurave nga reklamat. Çdo tremujor, Google ka raportuar një rritje në numrin e klikimeve me pagesë , njerëzit që klikojnë në reklama , por një rënie në çmimin për klikim , sasia që fitojnë çdo herë që dikush klikon në një reklamë. Çmimi për reklamë. Çmimi për klikim ka rënë vetëm 2% nga viti në vit, krahasuar me rënien e mëparshme me 6%.
Siç raporton agjencia Krokodili, Google raportoi 16.52 miliardë të ardhura për tremujorin e fundit, i cili mbaroi më 30 shtator, një rritje nga 13.75% miliardë dollarë të ardhura për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investuesit shpresonin që biznesi i reklamave në YouTube dhe të ardhurat nga aplikacionet e shitura përgjatë PlayStore do të ofronin burime të reja të rritjes jashtë biznesit tradicional të kërkimit dhe shfaqjes së reklamave të kompanisë Google. Google ka shpenzuar edhe shumë para gjatë këtij tremujori, ajo punësoi rreth 3000 punëtorë të rinj, si dhe shpenzoi shumë në fushën e kërkimit dhe zhvillimit. Pavarësisht kësaj, Google vazhdon akoma të jetë dominuesja kryesore në fushën e kërkimit dhe në sistemin operativ të pajisjeve mobile, dhe deri tani ajo ka rreth 60 miliardë dollarë para në dorë.