Google po shton funksionalitete të reja në shërbimin e hartave Google Maps, për të paralajmëruar përdoruesit rreth Covid-19 dhe kufizimeve të udhëtimit, për t’i ndihmuar ata të planifikojnë më mirë udhëtimet e tyre. Funksionet e reja do tu tregojnë përdoruesve sesa të populluar janë stacionet e trenave në një orar të caktuar apo rreth orarit të autobusëve nëse është i kufizuar ose jo.
Njoftime do tu dërgohen përdoruesve në Argjentinë, Francë, Indi, Holandë, SHBA e Britani. Gjithashtu funksionalitetet e reja do të përmbajnë detaje rreth pikave kryesore të kontrollit të Covid-19 dhe kufizimeve në pikat kufitare, duke filluar nga Kanada, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara.
Në muajt e fundit kompania ka analizuar të dhënat nga miliarda përdorues në 131 vende për të ndihmuar autoritetet shëndetësore dhe parë nëse njerëzit po u binden rregullave të distancimit social dhe urdhrave të tjerë të lëshuar për të mposhtu virusin.
Google ka investuar miliarda dollarë, për të ndërtuar një hartë dixhitale të botës dhe ky aplikacion ka tërhequr mesatarisht 1 miliard përdorues çdo muaj.