Google do t’ju lajmërojë nëse qeveria ju përgjon

Teknologji

download.png

Derisa avokatët dhe mbrojtësit e privatësisë online kanëë festuar vendimin e FBI-së për të ndaluar ngacmimin ndaj Apple mbi iPhone-in e koduar në rastin e San Bernardino, gjigantët e tjerë të teknologjisë duket se më në fund e kanë kuptuar se ajo që konsumatorët duan është privatësia.

Por, për të mundësuar pivatësu, qeveritë duhet të ndalen së përgjuari. Me këtë ide në mendje, Google vendosi të ndryshojë se si kjo lojë është duke u luajtur.

Në një përditësim të ri në blogun e saj zyrtar, Google i ka detajuar masat e reja të sigurisë për Gmail. Gjiganti i teknologjisë tha se do të fillojë njoftimin e përdoruesve sa herë që Google e zbulon se një llogari është duke u mbikqyrur ose është e hakuar nga agjencitë qeveritare apo instancat tjera shtetërore.

Edhepse kompania beson më pak se 0.1 për qind e përdoruesve të Gmail do të marrë këtë lloj paralajmërimi, ideja e Google është se që t’i jap përdoruesve të saj idenë dhe masat mbrojtëse ndaj privatësisë së tyre, në shërbimin e saj të paktën.