Gjithçka që duhet të dini për produktet e reja të “Apple”

Teknologji

 

vdsvdsvsdsdv

Mbrëmjen e kaluar, “Apple”, në një konferencë të gjatë, prezantoi projektet më të reja të kompanisë amerikane.

Prezantimi iu la në dorë Bill Graham, Shigeru Miyamoto, Susan Prescott, Jeff Williams, Phil Schiller, Trevor Edwards, Ian Spalter dhe Heather Price.

Vëmendja u përqendrua te iPhone7 dhe iPhone7 plus, që do të vijnë me një dizajn të ri. Graham ka bërë të ditur se do të ketë disa dizajne për iPhone7: të shkëlqyeshëm, ngjyrë ari, ngjyrë argjendi dhe ngjyrë rozë.

Butoni “Home” është ridizenjuar duke e bërë më të lehtë për t’u përdorur dhe u përgjigjet më shpejt komandave.

Smartphone-i i ri është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Gjithashtu, brenda tij ka një mikrochip, i quajtur A10 Fusion 64 bit, i cili e bën plot 24 herë më të shpejtë se Iphone-t aktualë.

Kamera parësore përfshin stabilizim optik, lente më të gjera dhe sendorë 12 megapiksel, kurse kamera dytësore është 7 megapiksel.

Iphone 7 ka një retinë HD, paraqitje e të cilave është 25% më e shndritshme se ajo e Iphone6 dhe shumë herë më e pasur me ngjyra dhe pamje 3D.

Gjithashtu, mbrëmjen e kaluar janë prezantuar edhe kufjet më të reja të kompanisë “Apple”: “EarPods” dhe “AirPods”. Të parët lidhen me anë të fishës, kurse të dytët janë të lidhur me wireless.