Gjenerata e re së shpejti me telefona dhe kompjutera që do kontrollohen me gjeste

Teknologji

computertouch

Monitorët me prekje shumë shpejt do të jenë një kujtim i largët dhe smartphone-ët, PC apo tabletët do të mund të kontrollohen pa prekjen e gishtave, por me një gjest të thjeshtë të krahut ose një stilolaps lazer. Ekranët që do kontrollohen me gjeste që karikohen nga drita prezente në ambient. Një tipar shtesë i tyre eshte se ata do të mund të “flasin” me ekrane të tjera.

Për ta bërë realitet atë që deri pak vite më parë mund të tingëllonte si fantashkencë, ka shërbyer një gjeneratë e re e LED (Light Emitting Dioda), të cilat janë të afta të lëshojnë dhe të zbulojnë dritën në të njëjtën kohë. Zbulimi është përshkruar me detaje në revistën “Science”, nga hulumtuesit në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign, të udhëhequr nga Moonsub Shim.

Karakteristikë e tyre është se jo vetëm janë në gjendje të zbulojnë dhe të thithin dritën e vazhdueshme, por janë të aftë edhe të programohen për t’iu përgjigjur sinjaleve të lehta në mënyra të ndryshme. Për shembull, duke rregulluar automatikisht ndriçimin sipas kushteve të ambientit.

Ky lloj LED-i mund të integrohet në ekranet interaktive dhe është në gjendje të njohë objektet ose t’iu përgjigjet lëvizjeve pa pasur nevojën e prekjes, që ta konvertojë dritën në energji elektrike, në një mënyrë të ngjashme me një qelizë diellore.

Burimi:Businessmag.al