Franca gjobit Google 150 milion dollarë

Teknologji

Autoriteti i Konkurencës në Francë ka gjobitur Google me 150 milion dollarë për abuzim të pozitës së tij, për sa i përket reklamave në internet. Google ka keqtrajtuar klientët e tij në lidhje me fjalët kyce. Në një deklaratë të bërë thuhet se metodat që përdoren për reklamat me pagesë janë të vështira për t’u kuptuar dhe ato zbatohen në mënyrë të pabarabartë mes blerësve.

Google duhet të sqarojë rregullat e Google Ads në mënyrë që klientët të jenë sa më të qartë dhe shumë profile të tyre të mos pezullohen. Kompania theksoi vetëm se rregullat e Ads janë krijuar për të mbrojtur konsumatorin nga reklamat e ndryshme abuzive.