Shumë shpesh na ndodh që të jemi duke nxituar dhe e hapim shpejt Facebok-un për të parë se çfarë janë duke bërë miqtë tanë, apo të shohim diçka që vërtetë është me interes për ne.Dhe sigurisht që punonjësit e Facebook i dinë shumë prej sjelljeve tona, prandaj edhe kanë vendosur që ta nxjerrin një funksion të ri në faqe, për të na e bërë më të lehtë ruajtjen e statuseve, mesazheve apo përmbajtjes interesante, përmes butonit të ri i cili është i ngjashëm me opsionin e “bookmarking” në ueb, me të cilin ne i ruajmë faqet tona të preferuara.Në fakt, sot Facebook e ka prezantuar funksionin e ri të quajtur Save, të cilin e ka vënë në dispozicion për kompjuterë dhe telefona mobile..Tipari i ri i Facebook vepron si një “bookmark” (listë e faqeve të ruajtura) për ruajtjen e artikujve që janë interesant për ne, dhe përmbajtjes tjetër, të tillë si linkat, vendet, filma, shfaqje televizive apo muzikës.Artikujt e ruajtur mund të kontrollohen më vonë për shikim në ueb ose në pajisjen tuaj mobile. Plus, ju mund të ndani të gjitha artikujt e ruajtur me miqtë tuaj në Facebook.