Facebook Messenger është duke shtuar disa funksione të reja, ndërsa baza e përdoruesve të saj është duke u rritur vazhdimisht.
Rrjeti social ka njoftuar se shërbimi i saj i famshëm i komunikimit tashmë ka arritur në 900 milionë përdorues aktivë mujor, në të gjithë botën.
Sipas David Marcus, drejtuesit të Messenger thuhet se shërbimi i Facebook është duke marrë funksione të reja, të ngjashme me ato të SnapChat.
Ne po fillojmë me lansimin e Messenger Codes, Usernames, dhe Links (me url-në m.me/[yourusername] URL) që do të jenë në dispozicion për njerëzit dhe bizneset, për ta bërë edhe më të lehtë lidhjen mes njerëzve.
Kjo veçori do të duhet tu ndihmojë përdoruesve të lidhen më shpejt me miqtë dhe kompanitë që ata i pëlqejnë.
Marcus gjithashtu deklaroi se mbi 1 miliard mesazhe çdo muaj janë dërguar në mes të konsumatorëve dhe bizneseve.