Fotot me përmbajtje erotike dhe Facebook-u janë dy gjëra që nuk do kishim dëshirë t’i bënim bashkë. Por kjo gjë ndodh dhe viktimat janë të shumta. Ky fenomen konsiston kur një foto mund të jetë nisur në një bisedë private mes dy personash por më pas është shpërndarë pa aprovimin e dërguesit duke u bërë virale.
Meqë siguria dhe mirëqenia e komunitetit të madh të Facebook janë prioritet për këtë kompani, vijnë me një teknologji të re e cila momentalisht është në fazë eksperimentimi në Australi dhe nuk dihet kur mund të jetë e aksesueshme për të gjithë, publikon Daily Mail.
Kjo teknologji është mjaft e thjeshtë, mjafton t’ia dërgosh vetes një foto në messenger para se t’ia dërgosh dikujt tjetër dhe ajo ruhet si e dhënë. Dhe në rast se ky imazh do të postohet nga dikush në të ardhmen, më parë rishikohet automatikisht dhe fshihet para se të postohet pasi përputhet me të dhënat e imazhit tuaj të ruajtur. /Blitz.al/