“Facebook Live” karakteristika të reja

Teknologji

Facebook-780x439.jpg

Facebook ka shtuar një mori të karakteristikave të reja për transmetimin “Live” në rrjetin social duke lejuar përdoruesit të postojnë video në kohështrirjen e tyre.

Kompania filloi platformën “Facebook Live” vitin e kaluar, fillimisht për figurat publike, ndërsa tani të gjithë përdoruesit në SHBA mund ta përdorin atë.

Facebook tani shpreson që përdoruesit e tjerë do të transmetojnë “Live” ngjarje të ndryshme. Po ashtu, rrjeti social më i madh në botë, ka lëshuar një seri të karakteristikave që ofrojnë mënyra të tjera për t’iu bashkuar me ngjarjet “Live”.

Karakteristikat e reja sjellin filtra për video, të cilat lejojnë përdoruesit të bëjnë transmetim bardhë e zi ose me opsione të tjera.