Facebook njoftoi të premten se është duke testuar mundësinë e krijimit të bisedave “sekrete” brenda shërbimit të saj – Messenger.
Bisedat e reja “sekrete” do të jenë të enkriptuara fund e krye, që do të thotë se Facebook nuk do të jetë në gjendje për t’i lexuar ato – ose t’i dorëzojë tek autoritetet e zbatimit të ligjit, kur ata i kërkojnë.
Përdoruesit do të mund ta caktojnë një orar të caktuar për bisedat e tyre sekrete në Messenger, të cilat do të fshihen pas një periudhe të caktuar kohe.
Shumë aplikacione të tjera të mesazheve kanë adoptuar këtë lloj të protokollit të sigurisë së fundmi, duke përfshirë iMessage të Apple dhe platforma të tjera të mesazheve të Facebook, sikurse WhatsApp.
Burimi: Telegrafi.com