Entertainment One refuzon televizionin anglez, i jep te drejtat ekskluzive platformes Tring

Teknologji

04D5AAF90000044D 0 image a 1 1449014686245

“Entertainment One” shoqëria kanadeze që zotëron të drejtat e filmit të famshëm për fëmijë ‘’Peppa Pig’’ refuzoi ofertën e shoqërisë televizive angleze “Itv” për të blerë të drejtat e transmetimit të tij. Edhe pse me një ofertë prej 1 miliard dollarësh ata nuk mundën të merrnin të drejtat televizive. Itv është një nga rrjetet më të famshëm në Britani. Ai ka krijuar dhe transmeton serialin “Downtown Abbey” ndërsa “One Entertainment” është shoqëria që prodhoi dhe shpërndau filmin fitues të Oscar, “Spotlight”.
Por lajmi i mirë vjen për Shqipërinë. Platforma Tring ka blerë ekskluzivisht të drejtat televizive për transmetimin e filmit të animuar për fëmijë “Peppa Pig”. Ky program vjen për shikuesin e vogël çdo ditë në Tring Tring, kanali 111 i platformës Tring.