Ekspertët e medias sulmojnë Mark Zuckerberg

Teknologji

markt

Tensionet mes Facebook-ut dhe industrisë së lajmeve janë diskutuar gjatë kësaj jave, pasi Facebook nxori një foto të luftës në Vietnam, ku dukej një fëmijë lakuriq dhe fotoja ishte e pacensuruar.

Sipas gazetarëve, kjo ndodh për shkak të problemeve të kontrollit në Facebook. Shumë ekspertë të medias mendojnë se ky skandal do të jetë një kthesë për Mark Zuckerberg, sepse ai njihet si redaktori më i fuqishëm në botë. Për këtë Facebook-u është përgjegjës për atë që shpërndan. Facebook-u është bërë burim kryesor lajmi dhe si rezultat i kësaj janë goditur botuesit. Gazetarët janë shprehur se rënia e të ardhurave është më pak alarmante sesa fotoja e pacensuruar dhe kontrolli i Facebook-ut për lajmet është bërë aq i gjerë, sa kërcënon shtypin e lirë.

Zuckerberg ka hedhur poshtë atë që thuhet duke mos pranuar që të jetë një botues ose media, sipas tij Facebook është një platformë. Një pedagog i gazetarisë në New York ka thënë se Facebook ka nevojë për një redaktor që të shpëtojë veten, duke sjellë parime për diskutimin e rregullave. Sipas tij, Facebook duhet të lejojë redaktorët e lajmeve të marrin vendime për mënyrën se si ata përdorin platformën ose që të krijojë një ekip gazetarësh që të trajtojnë çështjet komplekse.

Çfarë është kutia e zezë që askush nuk e kupton?

Për disa media ka rëndësi që Facebook-u të respektojë transparencën e lajmeve. Të punësuarit në Facebook duhet të jenë i njëanshëm. Gazetarët janë të indinjuar dhe shprehen se Facebook dhe Google janë si kutitë e zeza. Përveç njerëzve të brendshëm askush nuk i kupton. Gjithashtu, sipas tyre, në Facebook ka tregime false dhe dezinformata të përshtatura si legjitime të lajmeve “trending”. Facebook është duke u përpjekur të jetë një platformë ku njerëzit të reklamohen.

“Një imazh lufte në Vietnam nuk do të dekurajojë reklamuesit e përdoruesit, por një rrjedhë e tregimeve false do të jetë e dëmshme”,- shprehen gazetarët./Blitz.al/