Më herët është thënë se ekrani i modelit të ardhshëm të iPhone do të jetë në AMOLED, ndërkaq tani thuhet se iPhone 7S do të jetë modeli që do ta ketë ekranin të cilin do ta krijojë rivali i Apple, Samsung.
Apple pritet të fillojë përdorimin e ekraneve në cilësinë AMOLED në iPhone-in e saj në vitin 2017, dhe pajisjet e para për ta marrë këtë lloj ekrani do të jenë iPhone 7S dhe 7S Plus.
Samsung është përfolur si një furnizues i ekraneve AMOLED për Apple që nga janari, dhe Samsung pritet gjithashtu të furnizojë Apple me korniza më të holla për telefonat e saj të ri.
Edhe këtë vit, iPhone 7 dhe 7 Plus pritet të vazhdojnë të përdorin ekranet LCD, ndërsa Apple duket se do të përdorë ekranet AMOLED vitin e ardhshëm.