Del në treg kopja kineze e iPhone 6

Teknologji

Veç daljes së herëpashershme në treg të telefonave të mençur, një fenomen tjetër është ai i daljes edhe të kopjeve me cilësi të ulët të këtyre telefonëve.

Kjo dukuri ka vazhduar edhe me iPhone 6, i cili nuk ka dalë ende në treg. Edhe pse iPhone 6 nuk është prezantuar akoma për tregun e pajisjeve teknologjike, ju mund të gjeni shumë lehtë klone kineze funksionale të tij me një çmim shumë të ulët.

Dizajni i këtij telefoni është bazuar në fotot e iPhone 6, të cilat qarkullojnë në internet prej disa javësh. Kloni kinez ka një sistem operativ, i cili kopjon pamjen e sistemit origjinal iOS. Nuk ka asnjë të dhënë mbi parametrat e këtij telefoni, por mesa kemi parë në klonet e mëparshme funksionojnë në bazë të një procesori me fuqi të ulët.