Del aplikacioni që do t’ju nxijë jetën duke matur kaloritë e çdo ushqimi

Teknologji

dfdgtelefoni

Të hash ‘me sy’ nuk të shëndosh! Të hash pa mend, si për shembull kur porosisni sufllaqen e dytë, sigurisht që po. Së shpejti do të keni mundësinë që ta frenoni pak veten sepse Samsung ka krijuar aplikacionin që do t’ju numërojë kaloritë e të gjitha pjatave që janë të famshme nëpër botë.

Bëhet fjalë për sufllaqet, sushit, makaronat, byrekët (sipas ndryshimeve e llojeve të vendeve ku prodhohen) pra, të gjitha ushqimet e rrugës. Ne foksur do te jene edhe pjatat kryesore që gjenden nëpër restorante. Do të jetë Samsung Healt app që, këtëj e tutje, do t’ju nxijë jetën! Sigurisht, nëse keni guxim ta shkarkoni!

Si do të përdoret?
Mjafton që të hapni kamerën, të fotografoni pjatën dhe ta kaloni në programin e sipërpërmendur. Pas ketij momenti, duhet te perballeni me shifren qe do te shfaqet ne ekran!